Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum ka zbarkuar në kryeqytetin italian për të nënshkruar kontratën e tij si lojtar i ri i AS Roma.

Mesfushori do të jetë pjesë e ekipit të kryeqytetit italian në formë huazimi nga Paris Saint – Germain.

Lojtari është pritur nga tifozë të shumtë që tani po shikojnë se ekipi i tyre po rrit ndjeshëm nivelin dhe shton shanset për fitimin e trofeve.

Wijnaldum vjen si një përforcim i madh në mefushë, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim Belotti të jetë përforcimi i madh në sulm.