Granit Xhaka qesh kur ia kujtojnë golin, të cilin e shënoi për Arsenalin kundër Manchester Untiedit në muajin prill. Gjuajtja e fuqishme nga afro 23 metra – që u votua nga tifozët si goli i sezonit – ia siguroi Arsenalit fitoren 3:1. 

“Kjo ka qenë ndoshta një prej momenteve më të mira brenda futbollit”, ka thënë Xhaka, derisa e kujton atë gjuajtje. “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi tre vjet më parë. T’u jap këtë përgjigje tani që ai gol është një prej momenteve më të mira, tre vjet më parë do të thosha se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Natyrisht, ndiej më shumë dashuri nga tifozët. Nga ana ime po mundohem të ndërtoj diçka me ta, por kjo do kohë natyrisht. Por e kam një ndjesi se jemi në rrugë të mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=0Dz8SebIq3s&ab_channel=Arsenal