Mërgim Vojvoda ka dhënë pasim vendimtar të hënën mbrëma për Torinon. Torino fitoi 1:0 ndaj Lecces, ndërsa golin e vetëm e realizoi kroati Nikola Vlashiq. Ai realizoi në minutën e 40-të, pas një pasimi të bukur nga Vojvoda.

Vojvoda startoi në pozitën e lojtarit të krahut të majtë, ndërsa prej atij krahu edhe bëri pasimin. Vojovoda e kompletoi ndeshjen, që i takonte xhiros së pestë të Serie A. Torino ka shënuar fitoren e tretë. Me 10 pikë mban pozitën e gjashtë. Nga 10 pikë i kanë edhe Udinese e Roma.

Për reprezentuesin e Kosovës ishte asistimi i dytë këtë edicion.