Bernard Berisha ka shënuar golin e fitores për Akhamt Groznyn.

Berisha u inkuadrua në minutën e 80-të në fushë, ndërsa shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.Akhamt Grozny fitoi me rezultatin 2:1 në udhëtim ndaj Uralit.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së dhjetë të elitës së futbollit të Rusisë.Për sulmuesin e krahut është goli i dytë në tetë paraqitje këtë sezon.