Shakira dhe Gerard Pique njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre këtë verë, pas më shumë se 12 vitesh së bashku dhe dy fëmijëve të sjellë në këtë jetë. Pas kësaj, kanë qenë të panumërt lajmet që rrethojnë ish-çiftin, ndërkohë që tashmë kanë dalë edhe foto nga debati i tyre i fundit së bashku.

Ka qenë një debat i ashpër mes këngëtares kolumbiane dhe Pique, para dy fëmijëve të tyre. Publikimi i imazheve i ka bërë ata një trend mbarëbotëror.

Fotot i tregojnë ata, në atë që mund të jenë pushimet e fundit së bashku, duke debatuar ashpër para fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, teksa po shijonin një nga ditët e pushimit në një jaht.

Deri më tani nuk ka lëvizje të reja ligjore mes dy të famshmëve, pasi pritet që në javët në vijim të fillojnë të negociojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Është një çështje mjaft e ndërlikuar, pasi këngëtarja dëshiron të transferohet në Miami me dy djemtë e saj.

Është e rëndësishme të kujtojmë se mosmarrëveshja martesore lindi për shkak të tradhtisë së pretenduar të futbollistit me të dashurën e tij aktuale, Clara Chía Marti.

Jordi Martin e ka mbuluar shumë ndarjen javët e fundit dhe ka dhënë një përditësim se çfarë do të thotë kënga e fundit e Shakirës.

“A doni të dini emrin e këngës së re të Shakira dhe Ozuna? Unë tashmë e kam dhe bëni kujdes. Çfarë thumbimi për Gerard Pique! Këtë javë do ta japim premierë në emisionin tim ‘El gordo y la flaca’, – ka shkruar paparaci spanjoll në Instagram.

Mund të ju interesoj