Kampioni i Kosovës, Ballkani do të bëhet skuadra e parë kosovare që do të luajë në fazën e grupeve të një gare për klube të UEFA-s, pasi ata do të debutojnë sonte në Ligën e Konferencës.
Përballë tyre do të jetë ekipi nga Rumania, Cluj.
Për Cluj, kjo është hera e dytë radhazi që marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Sezonin e kaluar, ata përfunduan në pozitën e fundit në grup.
Fituesi nga ky takim përveç tri pikëve, do të pasurohej edhe me 500 mijë euro plus.
Barazimi, ndërkohë shpërblehet me 166 mijë euro.




























