Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, Patrick Rahmen, të premten ka publikuar listën prej 24 futbollistëve për ndeshjet miqësore që ka planifikuar t’i zhvillojë në fund të këtij muaji.

Në listën e tij, Rahmen ka përfshirë katër futbollistë shqiptarë. Amir Saipi (Schaffhausen), Kastriot Imeri (Young Boys), Bledian Krasniqi (Zuerich) dhe Ardon Jashari (Luzern), do të jetë nën urdhrat e përzgjedhësit të ri.Në fakt, Jashari është kthyer në ekip pasi mungoi në ndeshjet e muajit qershor.