Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj nuk është ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez për ndeshjet e këtij muaji.

Martinez të premten ka publikuar listën e zgjeruar prej 30 lojtarëve, në të cilën nuk figuronte emri i Januzajt.

27-vjeçari javë më parë iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit të shkuar i skadoi kontrata me Real Sociedadin.