Pas përfundimit të sezonit të tretë të Ligës së Kombeve, tashmë dihet të gjitha vazot për grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 dhe më së shumti shanse Kosova ka të përballet me Francën.

Sipas përqindjeve të probabilitetit, rivalët më të mundshëm të Kosovës në grupin e kualifikimit janë Portugalia, Franca, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Lihtenshtajni. Dy vendet e para kualifikohen direkt, ndërsa vendi i tretë do ta kërkojë biletën në Evropian përmes plejofit.

Statistikat i japin Dardanëve më shumë shanse për të luajtur kundër Francës dhe përqindja është 14.5. Pas tyre vijnë Portugalia (13), Lihtenshtajni (12.6), Islanda (11.7) e Irlanda e Veriut (10.9).

Shorti për grupet kualifikuese për Euro 2024 do të hidhet në Frankfurt më 9 tetor.

Vazo e parë: Holanda, Kroacia, Spanja, Italia, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra dhe Polonia.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Vazo e dytë: BiH, Franca, Austria, Republika Çeke, Anglia, Uellsi, Izraeli, Serbia, Skocia dhe Finlanda.

Vazo e tretë: Ukraina, Shqipëria, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Islanda, Mali i Zi, Rumania, Suedia dhe Armenia.

Vazo e katërt : Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Vazo e pestë: Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Moldavia dhe Malta.

Vazo e gjashtë : Andorra, San Marino dhe Lihtenshtajni.

Mund të ju interesoj