Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse ka publikuar të premten listën e futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji.

Trajneri francez për dy ndeshjet e fundit të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, ka ftuar 26 futbollistë.

Kosova këtë muaj përballet me Irlandën e Veriut dhe Qipron në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Në këtë listë, Giresse ka përfshirë edhe tre futbollistë të Superligës së Kosovës, të cilët kanë pranuar ftesë për herë të parë në përfaqësuesen A. Lumbardh Dellovën dhe Lindon Emërllahu I Ballkanit dhe Ilir Krasniqi i Llapit do të jenë në dispozicionin e përzgjedhësit francez.

Po ashtu, bie në sy edhe rikthimi i Leart Paqaradës e Hekuran Kryeziut pas një kohe të gjatë.

Ftesë për herë të parë ka pranuar edhe sulmuesi i Aaraut, Shkëlqim Vladi.

Mund të ju interesoj