Me ardhjen e Graham Potter, Chelsea ka filluar me planifikimin e lojtarëve që mund të tentojë transferimin e tyre gjatë merkatos së janarit.
Drejtuesit duket se i kanë vënë syrin yllit të Manchester United, Marcus Rashford.
Lojtari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa në marrëveshje ekziston edhe opsioni i zgjatjes edhe për një tjetër vit.Kësisoj, “La Repubblica” ka raportuar se Chelsea po monitoron situatën e Rashfordit, me synimin që potencialisht të bëjë lëvizje në janari.




























