Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, është një nga futbollistët e rrallë që shënon me të dyja këmbët, me të djathtën por edhe më majtën.

Edhe vet ai është treguar i paqartë para gazetarit duke mos treguar saktë se me cilën këmbë shuton më fortë.

Ousmane Dembele, pyetet nga gazetari gjatë kohës sa ishte ende në Francë se me cilën këmbë i ka goditjet më të mira.

“Hmmm. Unë jam majtak”-thotë Dembele.

Gazetari e pyet sërish: “Jeni i sigurtë sepse ti shënon edhe me të djathtën”.

Ai përgjigjet: “Po unë jam më shumë majtak”.

Sërish pyetet nga gazetari: “Po a nuk i shuton penalltitë me këmbën e djathtë?”.

Futbollisti i Barcës sërish tregohet konfuz duke thënë: “Po, sepse shutoj më mirë me të djathtën”.