Interi siguroi 3 pikët ndaj Plzen në sfidën e dytë të grupeve të Champions League, ku në këtë takim protagonistë ishin dy dhe jo një shqiptar.

Nëse Kristian Asllani mori disa minuta në këtë takim, teksa hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, duke debutuar kështu në Champions League, një tjetër shqiptar do të ishte i pranishëm në këtë sfidë.

Bëhet fjalë për Bekim Zogaj, gjyqtari shqiptar që ishte përcaktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në këtë takim.

Në një intervistë për “Blic”, Zogaj ka treguar edhe bisedën e shkurtër që ka bërë me mesfushorin e kombëtares shqiptare në momentin e zëvendësimit, ndërsa i ka uruar fat, shkruan ABCNews

“I thash, hej shqipe të dëshiroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je?. Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës”, u shpreh Zogaj.

VIDEO KETU