Një incident ka ndodhur të dielën mbrëma, pas përfundimit të ndeshjes Ankaragucu – Besikstas, e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Turqisë.

Pasi gjyqtari e mbylli ndeshjen, një tifoz i skuadrës vendase hyri në fushë dhe sulmoi fizikisht futbollistët e mysafirëve.

Nga pamjet e publikuara, shihet se tifozi në fjale goditi dy futbollistët e Besiktasit, Cenk Tosun dhe Salih Uçan.

Forcat e sigurisë kapën tifozin që kreu sulmin dhe e nxorën jashtë pastaj.