Ndeshja midis Barcelonës dhe Interit ditën e djeshme ishte padyshim ndeshja e muajit, ku sfida përfundoi me një barazim të jashtëzakonshëm 3-3.

Barcelona ka mbetur në vendin e tretë me vetëm 4 pikë nga 4 ndeshjet e para, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Në mënyrë që të kualifikohet në raundin tjetër, Barcelonës i duhen dy fitore (ndaj Viktoria Plzen dhe Bayernit), për të pasur më shumë pikë se Interi. Në rast se Interi fiton njëren nga dy sfidat e ardhshme, atëherë italianët do të kualifikohen duke dërguar Barçën në Ligën e Evropës.

Kualifikimi nga grupi duket skenar i vështirë për Barçën, pasi Interi luan si vendas takimin ndaj Viktoria Plzen dhe një fitore do ta kualifikonte skuadrën e Simeone Inzaghit në raundin tjetër, ndërkohë Barça luan kundër Bayernit,ndaj të cilit nuk ka arritur të shënojë gol në tri takimet e fundit.