France's forward Christopher Nkunku (C) and Fance's forward Moussa Diaby attend during a training session on the eve of the friendly football match between France and Ivory Coast at the Velodrome Stadium in Marseille, southern France on March 24, 2022. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)

Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkunku ka nënshkruar një parakontratë me Chelsean, raporton “The Athletic”.

Klubi anglez thuhet se po i paguan skuadrës gjermane një shumë që tejkalon klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh për 24-vjeçarin.

Chelsea po shpenzon një shifër më të lartë për të siguruar paraprakisht nënshkrimin e francezit për të ndalur kërcënimin nga palët e tjera të interesuara. Në moshën 24-vjeçare, Nkunku është gati të bëjë një hap në Premier League. Francezi u shfaq si një nga lojtarët më premtues të akademisë së PSG-së, por duke pasur parasysh cilësinë e sulmit të klubit francez, ai kurrë nuk mori minutat që i nevojiteshin.

Te Leipzig, ai është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë. Në sezonin e tij të parë, ai shënoi pesë gola dhe 15 asistime. Numri i golave të tij arriti në shtatë gjatë sezonin 20/21, por shifrat me të vërtetë u rritën sezonin e kaluar, duke shënuar 35 gola dhe duke regjistruar 20 asistime në 52 ndeshje.