Sot është ditëlindja e Zlatan Ibrahimovic dhe suedezi ka bërë një postim viral në Instagramin e tij.

Zlatan Ibrahimovic zakonisht i dhuron vetes një supermakinë për çdo ditëlindje të tij, por këtë vit ai donte ta tepronte dhe të vendoste dy Ferrari në garazhin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur me një foto të dyfishtë të postuar në rrjetin e tij social.

Bomberi i Milanit bleu një Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A.

I pari kushton 2 milionë europ dhe do të prodhohet vetëm 599 herë, ndërsa i dyti kushton rreth 578 mijë euro.