Ballkani ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve të Conference League, me një dramë të jashtëzakonshme ndaj Sivassporit në Turqi, ky klubi nga Suhareka arriti të fitojë 4-3 me frymën e fundit të takimit.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan vendasit përmes Ulvestad. Ballkani u kundërpërgjigj në pjesën e parë me dy gola nga Thaqi dhe Potoku.

Meriton Korenica dyfishoi epërsinë e Ballkanit në minutën e 66-të.

Pastaj Sivasspor shënoi dy herë duke barazuar shifrat në 3-3.

Në minutën e 94-të doli në skenë Ermal Krasniqi, i cili shënoi golin e fundit të ndeshjes duke i dhënë Ballkanit fitoren e parë historike të fazës së grupeve.