Amir Rrahmani of SSC Napoli and James Milner of Liverpool FC compete for the ball during the UEFA Champions League match between SSC Napoli and Liverpool FC at Stadio Diego Armando Maradona, Naples, Italy on 7 September 2022. (Photo by Giuseppe Maffia/NurPhoto via Getty Images)

Në mbrëmjen e së martës, Liverpool pret në Anfield Napolin në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Italianët udhëheqin Grupin A teksa të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp mund t’ia rrëmbejnë të kaltërve vetëm nëse i mposhtin me katër gola diferencë.

Diçka thuajse e pamundur duke parë formën e Napolit në këtë sezon, teksa edhe vetë Klopp në konferencë thekson se axurrët janë skuadra më në formë e Europës dhe sipas tij mund të shkojnë deri në finalen e Champions League.

“Napoli është skuadra më në formë e momentit në Europë dhe nuk mund të bëj shumë ndryshime përballë tyre. Dua të fitojmë ndeshjen dhe nuk duhet të mendojmë për katër golat diferencë që do të na vendosnin në krye të grupit. Napoli luan një futboll shumë të bukur, më të mirin në Europë.

Nëse vijojnë të luajnë në këtë formë, atëherë i kanë të gjitha shanset për të shkuar deri në finale, trajneri Spalleti ka shumë eksperiencë dhe ka krijuar një grup të nivelit të lartë. Kanë shumë energji dhe intensitet në fushë, është nga ato skuadra që ke qejf t’i shohësh”, u shpreh Klopp.