Amir Rrahmani me Napolin pati paraqitje të mirë të dielën mbrëma në fitoren kundër Cremoneses në udhëtim, në kuadër të Serie A.

Napoli fitoi me rezultatin 4:1, ndërsa mbrojtësi i qendrës luajti deri në minutën e 82-të.

Ai me të filluar ndeshja ishte i pafat kur nga një aksion individual e qëlloi transversalen.

Por, në fundin e ndeshjes, Rrahmani pësoi një lëndim muskulor në kofshë.

Lëndimin e kapitenit të Kosovës e ka konfirmuar edhe skuadra napolitane.

“Amir Rrahmani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Cremoneses, ka lëndim të muskulit në kofshën e këmbës së majtë”, ka shkruar Napoli në faqen zyrtare.