Ballkani zbret sonte në fushë për sfidën e radhës në Conference League. Djemtë e Ilir Dajës do sfidojnë sërish Sivassporin, kundërshtar ndaj të cilit arritën suksesin e parë në historinë e klubit dhe të futbollit dardan në një duel grupesh në Europë.
Ndeshja është e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 21:00.
Kjo ndeshje do të transmetohet në platformën “Art Motion”, përkatësisht në kanalin Sport 1.





























