Së shpejti do të dihet se kush do të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2022 dhe si rrjedhim cili do të jetë fituesi i “Topit të Artë”.
Karim Benzema duket të jetë favorit, edhe nëse disa ekspertë vendosin Sadio Mané në mesin e kandidatëve potencialë për çmimin prestigjioz individual.
Sulmuesi senegalez, i cili u transferua nga Liverpool te Bayern Munich në verë, foli në “Canal +” për rivalin e tij francez, të cilin e mbuloi me lëvdata:
“Benzema bëri një sezon të mrekullueshëm me Realin dhe fitoi Ligën e Kampionëve. Përballja me të për ‘Topin e Artë’? Sinqerisht, mendoj se Karim e meriton këtë çmim këtë vit. Jam i lumtur për të”.
Në planin personal, Manè shtoi duke iu referuar kalimit te Bayerni dhe fitores së Kupës së Afrikës me Senegalin e tij: “Ishte një lloj çlirimi për mua dhe për vendin tim, por e përsëris, besoj se ‘Topi i Artë’ duhet të të fitohet nga Benzema. Sinqerisht mendoj kështu”.




























