Talenti i Bayern Munich me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimovic ka shkëlqyer në ndeshjen e Champions League për të rinj, raporton VAR Kosova.

Ibrahimovic ishte më meritori që Bayerni arriti të fitoi një pikë në udhëtim te Viktoria Plzen. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3, teksa Ibrahimovic mori pjesë në të tri golat, me dy asistime dhe një penallti të konvertuar në gol.

Kujtojmë që gjyqtar në këtë takim ishte Genc Nuza, i cili u asistua nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Image