Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në derbin e madh lokal në Kosovë në kuadër të xhiros së 16-të kampionale.

Sfida e zhvilluar pa praninë e tifozerive në stadiumin ndihmës në Gjilan u mbyll 1:1.

Gjilani kaloi i pari në avantazh në minutën e 67-të me autor Baton Zabërgjën. Drita barazoi shifrat në minutën e 82-të me anë të Almir Ajzerajt.

Me këtë pikë, Drita ka 32 pikë në vendin e parë. Gjilani ngritet në pozitën e tretë me 24 pikë.

Llapi në anën tjetër ka shënuar fitore të madhe në Suharekë kundër Ballkanit. Llapjanët kanë triumfuar 1:4 në stadiumin e qytetit në Suharekë.