Manchester United ka nisur procesin e përjashtimit të Cristiano Ronaldos pas intervistës së tij me Piers Morgan, transmeton VAR Kosova.
Ylli portugez e akuzoi Unitedin për ‘tradhti’ dhe tha se trajneri Erik ten Hag i tregoi atij një ‘mungesë respekti’ duke e hedhur në stol.
United ka filluar procesin ligjor për prishjen e kontratës së tij prej 500,000 £ në javë pa i paguar atij asnjë dëmshpërblim
Klubi i Old Trafford tha se ata donin të shikonin intervistën e plotë – të transmetuar në dy pjesë të mërkurën dhe të enjten – përpara se të vendosnin se si të përgjigjeshin
Por një deklaratë e lëshuar të premten tha se ‘hapat e duhur’ po ndërmerren tani ndërsa bëhet e ditur se klubi anglez do ta padis Cristiano Ronaldon.




























