Erik ten Hag u ka thënë drejtuesve të Manchester United se Cristiano Ronaldo nuk duhet të luajë më për klubin, zbulojnë burimet për ESPN.
Ten Hag mbajti një takim me bashkëkryetarin Joel Glazer, shefin ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtorin e futbollit John Murtough të hënën për të diskutuar pasojat nga intervista shpërthyese e Ronaldos me Piers Morgan.
Ten Hag, i cili nuk është në Mançester, por vonoi fillimin e një pushimi familjar për t’u marrë me këtë çështje, beson se Ronaldo ka shkuar shumë larg në kritikat e tij ndaj klubit dhe në deklarimin se ai “nuk e respekton” trajnerin e United.




























