Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më datë 19/11/2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.