Kombëtarja e Polonisë u shoqërua në rrugën për në Katar me avionë luftarakë F16 pas sulmit vdekjeprurës me raketa në kufirin me Ukrainën, transmeton VAR Kosova.
Të enjten, dy avionë të ushtrisë shoqëruan superyllin Robert Lewandowski dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët po udhëtonin drejt Katarit për Kupën e Botës.
Arsyeja e përcjelljes ishte vdekja e dy shtetasve polakë në një fermë katër milje larg kufirit me Ukrainën të martën.
Një takim urgjent i NATO-s pasoi vdekjen e dy fermerëve.
Por presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha të mërkurën se një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase ka shumë të ngjarë të ketë shkaktuar “aksidentin e pafat”.
Llogaria e kombëtares në Twitter ka postuar: “Ne u shoqëruam në kufirin jugor të Polonisë me avionë F16!
“Faleminderit dhe përshëndetje pilotëve!”






























