Portieri i Bayern Munich dhe Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer, ka zbuluar se kishte kancer të lëkurës, transmeton VAR Kosova.

36 vjeçari e zbuloi këtë në një intervistë për të përditshmen gjermane BILD, teksa tregoi poashtu se kishte tri operacione.

“Në rastin tim, kanceri i lëkurës ishte në ftyrë, i cili kërkoi tri operime” – tha ai në një intervistë për BILD e cila ende nuk është bërë publike.

Kujtojmë që Manuel Neuer momentalisht nuk është duke luajtur për Bayern Munich për shkak të një lëndimi në krahë.

Image
Image