Në intervistën e tij të famshme, Ronaldo ka reaguar ndaj kritikave të ish-shokut të tij të ekipit, Rooney, por edhe të Neville.
Ronaldo tha se nuk mund t’i kuptonte kritikat dhe se ata nuk ishin më miqtë e tij, përpara se të etiketonte Rooney-n si “miu”. Për këtë gjë, Rooney ka reaguar gjatë një interviste në një event në Dubai.
“Epo, dëgjoni, Cristiano është një lojtar fantastik dhe, siç e kam thënë më parë, ai dhe Messi janë dy lojtarët më të mirë në botë.




























