Serbia humbi ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit përballë Brazilit, me një lojë që u dominua nga 5 herë kampionët e botës.

Megjithëse një disfatë me dy gola dhe 0 pikë në fund të 90 minutave, tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste në stadium.

Ata kanë hapur një falmur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.

Një provokim i tillë është i ndëshkueshëm sipas rregullave të FIFA-s, megjithatë deri tani nuk ka ardhur ende ndonjë reagim.

Kujtojmë që Serbia është në një grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilëve iu është ndaluar të festojnë me “shqiponjën dy krenare” në këtë botëror, ndërsa në atë paraardhës u ndëshkuan me gjobë për një festë të tillë.