Mallorca ka shënuar fitore ndaj Villarrealit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Vedat Muriqi, në minutën e 32’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Mallorca shënoi edhe njëherë me Amath Ndiaye, në minutën e 75’, pas një asistimi nga Muriqi.
Mallorca pa fitores kalon në vendin e 12-të me 16 pikë, pas 13 ndeshjeve.
Me 7 gola dhe një asistim, Vedat Muriqi ka qenë i përfshirë në 66.7% të golave që Mallorca i ka shënuar në LaLiga këtë sezon, përqindja më e madhe e ndonjë lojtari këtë sezon.

























