Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar sërish ndaj Atletico Madridit në La Liga, një gol që i dha 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.
Sulmuesi “Dardan” ishte në kohën e duhur në momentin duhur në minutën e 16, kur shtyu topin drejt rrjetës.
Momentalisht ai është golashënuesi i dytë me i mirë në Spanjë me 8 gola dhe 1 asist, ndërsa më mirë se ai ka bërë vetëm Robert Lewandowski i Barcelonës, i cili ka 13 gola.
Ai gjithashtu ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në LaLiga. Ky është rekordi më i mirë aktual në 5 ligat më të mëdha evropiane.




























