Trajneri Jorge Sampaoli, ka bërë një skandal gjatë konferencës për media para ndeshjes në Champions League kundër Manchester Cityt.

Ai u paraqit së bashku me futbollistin Eric Lamela, të cilin dhe me shaka e quajti “bir k….”.

Kjo pasi që para fillimit të konferencës mikrofoni i futbollisti nuk funksiononte dhe u ftuan teknikët për ta rregulluar.

Ata e pyetën në gjuhën angleze se a po funksiononte, por Lamela u përgjigj në spanjisht.

Pas kësaj reagoi trajneri, i cili harroi se e kishte mikrofonin ndezur.

““8 vite bir k….. Në 8 vite duhet që të dish të flasësh anglisht shumë mirë”- tha trajneri.

Derisa futbollisti iu kundërpërgjigj:

“Mirë, por unë nuk jam anglez” – tha ai.

Sevilla e ka humbur ndeshjen e fundit kundër Cityt me rezultat 3:1.

Skuadra spanjolle edhe ashtu nuk kishte gjasa që të shkonte tutje.