Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të startojnë te Zvicra për ndeshjen kundër Serbisë, që zhvillohet në kuadër të Grupit G.

Kjo ndeshje nis në orën 20:00 dhe zhvillohet në “Stadium 974”.Shaqiri është kthyer në formacion pas mungesës ndaj Brazilit për shkak të një shqetësimi në muskulin e kofshës.