Lionel Messi ka insistuar se Argjentina është favoritja kryesore për ta fituar titullin e botës në turneun e Katarit. Me Messin në përbërje, Argjentina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, fazë kjo në të cilën do të përballet me Holandën.
Sipas Messit, Argjentina mund t’ia dalë mbanë deri në fund nëse vazhdon me paraqitje të mira, ndërsa nuk ka anashkaluar as Brazilin, Francën e Spanjën.
“Argjentina është dhe mbetet kandidatja kryesore, pasi është superfuqi dhe gjithmonë në mesin e ekipeve më të mira. Jam optimist, por këtë duhet ta dëshmojmë në fushë”, ka thënë Messi. Ai ka zbuluar se futbollistët e Argjentinës i shikojnë të gjitha ndeshjet e ekipeve të tjera dhe ka shtuar se ka mbetur i befasuar me eliminimin e Gjermanisë. “Franca është e mirë, po ashtu edhe Spanja, që së bashku me Brazilin mbeten favoritë. Ndërkohë, më ka befasuar Gjermania, e cila u eliminua edhe pse kishte lojtarë të mirë në përbërje”, shtoi Messi.



























