Ivana Knoll, modelja kroate që ka sfiduar censurën me veshjet e saj gjatë Kupës së Botës “Katari 2022”, është bërë personazh i famshëm në Doha dhe tani ka mijëra fansa të dëshpëruar për ta parë atë falë fotove të guximshme në Instagram.

Ajo ka ndarë përmbajtje në llogarinë e saj në Instagram se çfarë duhet të durojë në një ditë normale në Doha.

“Dita ime e zakonshme në Doha duket kështu. Ju djema jeni më të mirët!”, postoi Knoll në llogarinë e saj me mbi 2.3 milionë ndjekës.

World Cup 2022: Ivana Knoll, Croatia's sexy fan ignites the stands at Qatar  2022 | Marca

Në video, modelja është tërësisht e rrethuar nga tifozë të etur, të gjithë të dëshpëruar për të bërë një foto me të.

Ajo mezi lëviz nëpër turmë dhe bën selfie vazhdimisht.

World Cup 2022: Ivana Knoll, the Croatian model who has defied the laws of  Qatar for the way she dresses | Marca

Knoll sonte në tribunat e stadiumit “Lusail” do të jetë mbështetsja më e zjarrtë e Kroacisë në ndeshjen gjysmëfinale kundër Argjentinës.