Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk ka thënë se është plotësisht gati për duelin me Lionel Messin. Megjithatë, mbrojtësi është treguar i kujdesshëm kur është pyetur për kërcënimin që paraqet Messi për portën e Holandës në ndeshjen çerekfinale.

Holanda dhe Argjentina, do të përballen të premten mbrëma për një vend në gjysmëfinale të turneut të Katarit. Van Dijk ka vlerësuar lart Messin, por ka thënë se Holanda mund t’i kundërvihet me sukses si atij ashtu edhe Argjentinës.

“Është një nder të luash kundër tij dhe do të jem gati për atë përballje. Megjithatë, nuk jam unë kundër Messit apo Holanda kundër tij, por është Holanda kundër Argjentinës. Edhe pse është më i miri, ai nuk mundet i vetëm, kështu që na duhet një plan për ta ndalur atë dhe Argjentinën”, është shprehur Van Dijk.

Holanda në 1/8 e finales eliminoi SHBA-në, ndërsa Argjentina ishte më e mirë se Australia.