Ditën e sotme, në mëngjesin e datës 12 janar, është raportuar se Manchester United ka arritur marrëveshjen me klubin e Burnley për huazimin e yllit holandez Wout Weghorst.

Sulmuesi holandez pritet të mbërrijë te Unied gjatë ditës e sotme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Sulmuesi holandez është aktualisht i huazuar nga Burnley te klubi turk i Besiktas, por ai do të prishë kontratën me ta dhe United do i paguaj Besiktasit 3 milionë euro.

Bomberi holandez do të firmosë një kontratë me “djajtë” për një afat deri në fund të sezonit.