Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca.
Përveç pjesës së karrierës së tij, Muriqi foli edhe për periudhën e fëmijërisë, shkruan GE.
Sulmuesi kosovar tregoi se kishte filluar të punonte si nëntë vjeçar, teksa tha se vendosi të zgjidhte futbollin para shkollës.
“Fillova të punoja në një restorant në pronësi të dajve të mi kur isha nëntë vjeç. Aty bëja gjithçka: kamarier, ndihmë në kuzhinë etj. E gjithë kjo derisa mbërrita në Shqipëri në moshën 16-vjeçare. Gjatë asaj kohe, vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën time, pasi babai im vdiq në luftë. Ai kishte edhe shkollë dhe futboll; dhe kjo është arsyeja pse vendosa të lë shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, është jeta ime. E di që nuk kam bërë mirë duke e lënë shkollën dhe tani mund të them se kam qenë shumë me fat”, tha Muriqi.
Ai ka treguar se nëna e tij e shtyu drejt futbollit, teksa tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë të arrinte kaq larg me futboll.
“Pas luftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrnin fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serinë A… Nuk mund ta imagjinoja kurrë sepse ishte shumë e vështirë të dilje prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit”, tha Muriqi.



























