Kanë kaluar 33 vite nga hera e fundit kur Napoli u shpall kampion në Serie A, shkruan VAR Kosova.

Por këtë vit gjërat mund të ndryshojnë. Të udhëhequr nga Luciano Spalleti, klubi verior është në rrugë të mbarë që të shpallet kampion, teksa ka grumbulluar 50 pikë në 19 ndeshjet e para, 12 më shumë sesa Milani që gjendet në vendin e dytë (me një lojë më pak të zhvilluar).

Pjesë e suksesit është padyshim edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që është paraqitur në 12 ndeshje, ku ka shënuar edhe 1 gol.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Kur kanë mbetur edhe 19 xhiro deri në fund të sezonit, Napoletanët kanë rreth 82% gjasa që të shpallen kampion sipas faqes së njohur të parashikimeve, FiveThirtyEight.

Ky do të ishte titulli i parë i Napolit që nga viti 1990./VAR Kosova/

Mund të ju interesoj