Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik me Mallorcan, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi shtatlartë ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar një asistim në 16 ndeshjet e para.

Atributi kryesor i Muriqit këtë sezon ka qenë loja në ajër, ku ka fituar plotë 97 duele në ajër. Vetëm katër lojtarë kanë fituar më shumë duele në ajër në 5 ligat kryesore:

Milan Djuric – 139

Joselu – 122

Philipp Hofmann – 104

Enes Ünal – 99

Vedat Muriqi – 97