Futbolli i Kamerunit u trondit nga polemika të mëtejshme pasi 11 lojtarë të rinj U-17 dështuan në testet e moshës, duke e çuar numrin total në 32.

Skuadra U-17 e kombit afrikan po përgatitet për turneun UNIFAÇ, të vendeve të Unionit të Federatave të Futbollit të Afrikës Qendrore.

Samuel Eto’o, i cili është president i organit qeverisës të futbollit të këtij vendi, bëri thirrje që të gjithë lojtarët e përzgjedhur për skuadrën e tyre të të rinjve t’i nënshtrohen testeve MRI, në një përpjekje për të përballuar problemin në rritje.

Testet përdoren për të përcaktuar moshën e një lojtari duke skanuar kyçet e duarve dhe duke matur rritjen e kockave.

Në një deklaratë, federata e Kamerunit nënvizoi se si Eto’o kishte dhënë “udhëzime të rrepta” për kryerjen e testeve “në mënyrë që t’i jepte fund ngatërrimit të të dhënave të gjendjes civile të cilat, në të kaluarën, kanë njollosur imazhin e futbollit të Kamerunit

Mashtrimi i moshës ka qenë një shqetësim i gjatë për futbollin afrikan dhe shumë nga sukseset e tyre ndërkombëtare në nivelin e të rinjve janë shoqëruar me akuza për lojtarë mbi moshën.

Akuzat janë bërë rregullisht, por me sa duket ka pasur pak përpjekje për ta hetuar atë gjë nga autoritetet.