Bayern Munich është duke zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Doha të Katarit, transmeton VAR KOSOVA.

Pjesë e skuadrës janë edhe lojtarët e rinj të cilët janë duke stërvitur nën udhëheqjen e Julian Nagelsmann.

Nageslmann dhe trajnerët e tjerë janë të lumtur me performancën e lojtarëve dhe sidomos të talentit kosovar, Arijon Ibrahimovic, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë profesionale me Bayern Munich.

17 vjeçari Ibrahimovic ka dy prindërit nga Kosova ndërkohë është pjesë e kombëtares së Gjermanisë U18.