Lionel Messi është rikthyer me skuadrën e PSG për herë të parë pas përfundimit të Kupës së Botës, ku u shpall kampion me Argjentinën, transmeton VAR Kosova.
35 vjeçari shënoi mbrëmjen e kaluar në fitoren 2-0 ndaj Angers, por momenti më interesant erdhi para fillimit të ndeshjes, ku Leo pranoi një top të dhënë me forcë në një mënyrë të jashtëzakonshme.