Lazio dhe Maurizio Sarri, një “martesë” që mund të kalojë në krizë nga sirenat angleze.

Mediet italiane raportojnë se Tottenham, West Ham dhe Everton kanë shfaqur interes për italianin.

“Spurs” kryesojnë listën, pasi Antonio Conte mund të largohet lamtumirë në verë. Sarri nga ana e tij ka një kontratë me Lazion, të rinovuar në majin e vitit të kaluar deri në 2025-ën dhe dëshiron të vazhdojë projektin që ka nisur.

Sigurisht, duke fituar Europa League me Chelsea-n dhe jo vetëm, ai ka lënë një kujtim të mirë në Angli dhe Premier League gjithmonë është një tundim.