Talenti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka nënshkruar kontratë profesionale me Bayern Munich deri në vitin 2025, transmeton VAR Kosova.
17 vjeçari, i cili ditë më parë debutoi dhe shënoi me Bayernin në miqësoren kundër Salzburgut, ka nënshkruar sot kontratën e parë profesionale me kampionët e Gjermanisë.
“Jam shumë krenar dhe mirënjohës. Për mua një ëndërr bëhet realitet. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern.” – deklaroi ai.
Kujtojmë që Ibrahimovic ka dy prindërit nga Kosova, teksa aktualisht është pjesë e kombëtares së Gjermanisë U17.



























