Portieri i Kosovës, Aro Muric, konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë me lojën në këmbë, transmeton VAR Kosova.

Ish portieri i Manchester Cityt është duke kaluar një sezon fantastik me Burnley, skuadër kjo në vendin e parë në Championshipin anglez.

Përveç pasimeve fantastike, në ndeshjen kundër Prestonit, pozita mesatare e tij ishte jashtë zonës së rrezikshme duke bërë që shumë fansa ta konsiderojnë Aron si mesfushor.

Image