Bayern Munichu ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, shkruan “Marca” të hënën. Bëhet e ditur se te Bayerni po synojnë transferimin e mesfushorit në fund të këtij sezoni.

Ceballos tek ekipi gjerman mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Real Madridin.

Ai ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal se është i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin me klubin spanjoll dhe gjasat janë të mëdha që ta vazhdojë karrierën në Gjermani.

26-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2017, ndërsa për një sezon ishte i huazuar edhe te skuadra e Arsenalit.

Këtë edicion, Ceballos ka 1 gol e 6 asistime në 25 paraqitje për Realin në të gjitha garat.