Cristiano Ronaldo ka dhuruar një fanellë të nënshkruar e cila do të shitet në ankand të organizuar nga futbollisti turk, Merih Demiral, ku të gjitha fitimet do të shkojnë për qytetarët e prekur nga termeti në Turqi, transmeton VAR Kosova.

Një tërmet me magnitudë 7.7 të hënën shembi ndërtesa dhe vrau mijëra njerëz, duke përfshirë të paktën një futbollist profesionist, dhe Demiral tha se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar ata që janë shkatërruar nga fatkeqësia natyrore. Koleksioni i tij personal i veshjeve përfshin një fanellë të nënshkruar të Ronaldos nga koha kur ylli portugez luante në Juventus dhe ai do ta nxjerrë në ankand.

Ronaldo kit auction GFX

“Sapo fola me Cristianon”, shkroi Demiral në Twitter. “Ai tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos në koleksionin tim. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të përdoren në zonën e tërmetit.”